‘Dardanët’ të gatshëm për ta përkrahur Kosovën sonte

Sport March 22, 2018 - 17:26

Tifozët “Dardanët” janë të gatshëm për ta përkrahur sonte Përfaqësuesen e Kosovës në duel me Azerbajxhanin, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit U-21, shkruan zeri.info.

Tifozët besnikë të Përfaqësueses kanë mbërri në Mitrovicë, duke e vendosur banerin e tyre, ndërkohë që në grupin e tyre në Facebook kanë shkruar: “Forca Kosovë”.

Ndeshja ndërmjet Kosovës U-21 dhe Azerbajxhanit U-21 fillon në orën 19:00 dhe organet përgjegjëse po mundohen ta pastrojnë fushën, e cila sot paradite ishte e mbuluar me borë. /Zëri/