150 milionë + këtë lojtar për Salah!

Sport March 22, 2018 - 15:56

Real Madridi shpreson që oferta prej 150 milionë eurosh plus Lucas Vazquez do të jenë të mjaftueshme për ta transferuar Mohamed Salahun.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Diario Gol”, përcjellë zeri.info.

Sipas kësaj të fundit, gjiganti spanjoll dëshiron ta transferojë yllin e Liverpoolit gjatë kësaj vere, derisa raportimet e fundit nga Spanja thonë se “Los Blancos” nuk e kanë ndërmend t’i paguajnë më shumë se 190 milionë euro për 25 vjeçarin.

Reali shpreson se kjo shifër mund të zbresë duke e përfshirë edhe përfaqësuesin spanjoll në ofertën e tyre.

Vasquez nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në “Santiago Bernabeu” dhe një lëvizje e mundshme drejt “Anfield Road” do t’ia rriste atij mundësitë të luajë më shumë, derisa Salah do ta kishte mundësinë ta sfidojë veten në klubin më të madh në botë. /Zëri/