Klubi i Premierligës e do Shaqirin

Sport March 22, 2018 - 14:32

Xherdan Shaqiri mund ta ndërrojë mjedisin gjatë kësaj vere, shkruan zeri.info.

Mesfushori kosovar po kalon momente magjike me Stoke Cityn dhe kjo ka bërë që klubet tjera të shfaqin interesim për përfaqësuesin zviceran.

Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, nëse Southamptoni arrin ta sigurojë qëndrimin në Premierligë këtë sezon, gjatë verës do ta ketë pikërisht Shaqirin objektivin kryesor për ta transferuar.

Menaxheri Mark Hughes thuhet se është i gatshëm t’i shpenzojë 20 milionë funte për futbollistin nga Zhegra e Gjilanit, të cilin e njeh mjaft mirë pasi ishte pikërisht ky trajner që e kishte transferuar lojtarin në Stoke.

Ky transferim varet edhe nga mënyra se si do ta përfundojnë “Potters” sezonin, pasi ata gjenden në pozitën e parafundit dhe ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut dhe Interit nuk do të pranonte të luajë në Championship sezonin e ardhshëm, në momentin kur e ka arritur kulmin e karrierës. /Zëri/