Iniesta, mos shko!

Sport March 22, 2018 - 14:29

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu do të mundohet ta bindë legjendën e klubit, Andres Iniesta të qëndroi edhe një sezon në “Camp Nou”.

Kështu të paktën shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”, e afërt me gjigantin katalunas, përjellë zeri.info.

Iniesta, 33 vjeç, ka marrë ofertë të majme nga Kina, ku mund të paguhet shumë më tepër dhe ka thënë se do ta marrë vendimin rreth të ardhmes së tij para përfundimit të muajit prill.

Bartomeu dhe trajneri Ernesto Valverde janë të vetëdijshëm për mundësinë e largimit të futbollistit spanjoll, duke ndiet se për momentin nuk është asnjë lojtar i gatshëm për ta zëvendësuar peshën e tij në ekip.

Pas Xavit, Barça shpejt mund të mbetet edhe pa një legjendë të klubit, i cili ka fituar gjithçka me gjigantin katalunas. /Zëri/