Treshja e Premierligës pas Benzemas

Sport March 22, 2018 - 14:27

Karim Benzema pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës, shkruan zeri.info.

Sulmuesi francez i ka bërë valixhet gati dhe ky me gjasë do të jetë sezoni i tij i fundit në “Santiago Bernabeu”.

Dhe, interesimi për përfaqësuesin francez nga klubet e mëdha evropiane nuk mungon assesi. Së fundmi, garës për Benzeman i është shtuar Manchester City, shkruan e përditshmja spanjolle “Don Balon”.

Në fakt, tash do të zhvillohet një “luftë” e trefishtë në Premeirligë për ish-futbollistin e Olympique Lyonit. Liverpooli e Arsenali raportohet që po ashtu janë të interesuar për 30 vjeçarin.

Benzema ka shënuar vetëm katër gola në 23 ndeshje këtë edicion në La Liga dhe duket se Reali është në kërkim të një sulmuesi tjetër, që siguron më shumë gola brenda një sezoni. /Zëri/