Gjigantët evropianë, në garë për Boatengun

Sport March 22, 2018 - 14:25

Manchester United dhe Manchester City janë në garë për mbrojtësin Jerome Boateng, të cilin synojnë ta transferojnë këtë verë.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, përcjellë zeri.info.

29 vjeçari ishte larguar nga City shtatë vjet më parë dhe Pep Guardiola shpreson ta rikthejë në “Etihad Stadium” pasi kishte punuar me përfaqësuesin gjerman gjatë periudhës kur ishte trajner i Bayernit.

Barcelona dhe Real Madridi po ashtu mund të futen në garë për Boatengun, i cili vlerësohet 50 milionë funte. /Zëri/