Kosova - Bjellorusia, ky është rezultati final!

Sport March 21, 2018 - 20:44
E fundit

Përfaqësuesja A e Kosovës në konkurrencën e femrave është treguar e pafuqishme në duel me Bjellorusinë, në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Evropian të hendbollit të femrave, shkruan “Zeri.info”.

Verdhë e kaltrit janë mposhtur në shtëpi me rezultat 22:31, në duelin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Kosovë. Bjelloruset janë treguar superiore qysh në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me 8 gola epërsi, 16:8, për të fituar në fund me 9 gola avantazh. 9 golat e Demajt dhe 8 të Gjikokajt ishin të pamjaftueshme për vashat kosovare, kurse Kotsina, Mazgo e Vasileuskaya u shquan më së shumti tek bjelloruset me nga 5 gola. /Zëri/