Portugalia – Kosova, kështu u mbyll ndeshja kualifikuese e Evropianit

Sport March 21, 2018 - 20:05

Është mbyllur tashmë ndeshja ndërmjet Portugalisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-19, i cili do të zhvillohet këtë vit në Finlandë, shkruan “Zeri.info”.

Portugezët e kanë fituar ndeshjen me rezultat të thellë, 5:0.       

Correia i ka kaluar vendësit në epërsi në minutën e pestë, kurse Gomes e dyfishoi avantazhin në minutën e 10-të.

Filipe shënoi për 3:0 në minutën e 52-të, kurse Fernandes dhe Dju realizuan në minutat shtesë për fitoren e thellë të portugezëve. /Zëri/