Gjiganti evropian konsideron Pochettinon

Sport March 21, 2018 - 15:07

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic e ka propozuar menaxherin aktual të Tottenhamit, Mauricio Pochettino si kandidat për ta marrë në dorë ekipin bavarez nga sezoni i ardhshëm.

Kështu të paktën ka shkruar të markuar tabloidi britanik “Sport Bild”, përcjellë zeri.info.

Jupp Heynckes pritet të largohet nga detyra e trajnerit të Bayernit në fund të sezonit, pasi ka thënë se do ta marrë përkohësisht ekipin në dorë.

Për këtë, drejtuesit e klubit më të madh gjerman janë në kërkim të pasardhësit të tij.

Ish-mesfushori i Bayernit, Dietmar Hamann javën e kaluar e ka pranuar se tashmë janë zhvilluar kontaktet e para me Pochettinon.

Salihamidzic e ka vendosur emrin e Pochettinos në listë, ndërsa tash për ta bindur trajnerin po merren krerët e klubit, Karl-Heinz Rummenigge e Uli Hoeness, edhe pse për momentin s’ka asgjë konkrete. /Zëri/