Në Bayern apo Real? Ky është vendimi i Lewandowskit!

Sport March 21, 2018 - 15:06

Duket se Robert Lewandowski do të mbetet vetëm një dëshirë për Real Madridin, shkruan zeri.info.

Të paktën kështu thotë ish-mesfushori i “Los Blancos” por së fundmi edhe i Bayern Munichut, Xabi Alonso.

Sipas ish-futbollistit spanjoll, sulmuesi polak mund të mbetet tek gjiganti bavarez edhe për sezonin e ardhshëm.

Spekulimet e muajve të fundit çonin tek një intensifikim i interesimit të madrilenëve dhe në një lëvizje të mundshme të tyre për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit, sidomos që prej periudhës kur lojtari e ndërroi menaxherin në muajin shkurt, pozitë të cilën ia besoi Pini Zahavit.

Megjithatë, Alonso, i cili ka luajtur së bashku me Lewandowskin në Bayern, beson se ish-bashkëlojtari i tij do të mbetet në “Allianz Arena”, ku është duke shkëlqyer në sezonet e fundit me ekipin e tij, në Gjermani dhe Evropë. /Zëri/