Griezmann: Dua ta di të ardhmen time para Botërorit

Sport March 21, 2018 - 15:03

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann dëshiron që e ardhmja e tij të zbulohet para se t’i bashkohet Përfaqësueses së Francës për Kampionatin Botëror, me të cilën do të marrë pjesë gjatë muajit qershor.

Përfaqësuesi francez lidhej fuqishëm me një transferim të mundshëm në Manchester United, por në fund ai vendosi për qëndrimin në Madrid, shkruan zeri.info.

Tash, Barcelona shihet si favorite për ta transferuar Griezmannin, të cilin e ka objektivin kryesor për sezonin tjetër.

Dhe, sulmuesi i rrezikshëm dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet para fillimit të Botërorit, në mënyrë që të koncentrohet vetëm tek Franca në “Russia 2018”.

Thuhet se Griezmann është duke e kërkuar një shtëpi në Barcelonë, ku edhe dëshiron të transferohet gjatë kësaj vere. /Zëri/