E duan Reali e Barcelona, ky është vendimi i Eriksenit!

Sport March 21, 2018 - 15:01

Christian Eriksen insiston se është mjaft i lumtur në Tottenham përkundër spekulimeve që e lidhin me një largim të mundshëm, me mundësi vazhdimin e karrierës në La Liga.

Barcelona dhe Real Madridi nuk e kanë fshehur interesimin e tyre për përfaqësuesin danez, shkruan zeri.info.

Madje, përzgjedhësi i Danimarkës, Age Hareide ka thënë se 26 vjeçari do të bëhej yll i cilitdo prej dy klubeve më të mëdha spanjolle, në rast se do të transferohej në “Santiago Bernabeu” apo “Camp Nou”.

Madje, trajneri danez ka insistuar se mesfushori kreativ do të ishte edhe më i mirë se Luka Modrici në Real ose Ivan Rakitic te Barça.

Sidoqoftë, mesfushori danez thotë se për momentin nuk po e konsideron mundësinë e largimit nga Spurs, edhe pse gjatë verës mund të ndodhë gjithçka. /Zëri/