Dybala takohet me këtë trajner të njohur në Madrid!

Sport March 21, 2018 - 14:59

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është takuar me sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala në kryeqytetin spanjoll këto ditë.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja radio spanjolle “Radio Marca”, përcjellë zeri.info.

Ylli argjentinas e kaloi një kohë në kryeqytetin spanjoll pasi u la jashtë skuadrës së Argjentinës ndërsa u takua me bashkëkombësin e tij, Simeone, me të cilin ka ngrënë mëngjes të hënën.

Atletico, rivali kryesor i Real Madridit në kryeqytet, së fundmi ishte spekuluar për një transferim të mundshëm të Dybalas, i cili kërkohet edhe nga klubet tjera të mëdha evropiane, Manchester United në Angli dhe Paris Saint-Germain në Francë.

Sidoqoftë, futbollisti duket se është i lumtur në Itali dhe për momentin nuk po mendon të largohet nga “Bianconeri”. /Zëri/