Këta dy yje janë objektivat e sulmit të ri të Milanit!

Sport March 21, 2018 - 14:57

Milani do t’ju kthehet gjatë kësaj vere objektivave të vjetër, Andrea Belotti dhe Pierre-Emerick Aubameyang, shkruan zeri.info.

“Rossoneri” nuk janë të kënaqur me kontributin që po e japin dy sulmuesit për të cilët shpenzoi miliona euro, Andre Silva dhe sidomos Nikola Kalinic, prandaj me të përfunduar sezoni do ta nisin ofanzivën për të transferuar sulmues tjerë në “San Siro”.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, gjiganti italian do t’i kthehet interesimit për sulmuesin e Torinos, Belotti, transferimi i të cilit do të jetë më i mundshëm pasi ai ka rënie të formës.

Ndërkohë, Aubameyang mund të blihet nga Arsenali, përkundër faktit se ai iu bashkua “Topçinjve” vetëm në janar të këtij viti nga Borussia Dortmundi.

Opsion i Milanit për sezonin tjetër në sulm është edhe sulmuesi i Romës, Edin Dzeko. /Zëri/