60 milionë euro për Alissonin

Sport March 21, 2018 - 14:56

Real Madridi është në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm, shkruan zeri.info.

Duket se epoka e Keylor Navasit ka mbaruar dhe tash “Los Blancos” po e kërkojnë një portier më stabil.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan se kampioni evropian tashmë e ka gjetur pasardhësin e portierit Navas.

Në fakt, gjiganti spanjoll i ka bërë gati 60 milionë euro për ta transferuar portierin e Romës, Alisson.

25 vjeçari po vëzhgohet me kujdes nga gjigantët evropiane pas paraqitjeve impresionuese me klubin nga Serie A këtë sezon, derisa për portierin brazilian interesim të fuqishëm ka shfaqur edhe Liverpooli.

Mirëpo, klubi nga “Santiago Bernabeu” shpreson që oferta prej 60 milionë eurosh dhe një kontratë pesëvjeçare prej 5 milionë eurosh në vit do të jetë bindëse për ta blerë portierin kualitativ.

Ndërkohë, Reali qe një kohë të gjatë e ka në radar edhe portierin e Manchester Unitedit, David de Gea. /Zëri/