Harden ndal Portlandin

Sport March 21, 2018 - 14:54

James Harden ka realizuar 42 pikë dhe e ka vendosur ndeshjen spektakolare ndërmjet Portlandit dhe Houstonit.

Me këtë rast, Rockets e ndalën në 13 serinë e fitoreve radhazi të Blazers, shkruan zeri.info.

Emocione para “Play-Offit” dhuroi edhe Bostoni: Celtics, përkundër faktit se po përballen me lëndime, ia dolën megjithatë ta ndalin rrugëtimin e Oklahoma Cityt falë një koshi trepikësh të shënuar në çastet e fundit nga Marcus Morris.

Ndërkohë, Toronto duket se nuk njeh kundërshtar. Skuadra kanadeze e shijoi fitoren e 12-të në 13 ndeshjet e fundit, duke e dominuar Konferencën Lindore.

Raptors e mposhtën Orlandon, duke e siguruar fitoren në sekondat  fundit, përkundër mungesës së DeMar DeRozan.

Wolves i mundën Clippers dhe e hapën garën për “Play-Off”.

Pelicans vazhduan të “fluturojnë” në Perëndim, kurse Utah përfundoi në “tapetë” ndaj Atlantas.

Rezultatet: Portland – Houston 111-115, Boston – Oklahoma City 100-99, Minnesota – LA Clippers 123-109, Orlando – Toronto 86-93, Utah – Atlanta 94-99, New Orleans – Dallas 115-105 e Phoenix – Detroit 88-11. /Zëri/