Eriksen do të bëhej yll në Real ose në Barçë

Sport March 20, 2018 - 16:10

Mesfushori i Tottenhamit Christian Eriksen është më i mirë se Luka Modric dhe një ditë mund të luajë në Real Madrid ose në Barcelonë.

Kështu të paktën thotë përzgjedhësi i Danimarkës, Age Hareide, shkruan zeri.info.

Eriksen po shfaq formë të jashtëzakonshme këtë edicion me Spurs, duke shkëlqyer në ndeshjet ndaj Juventusit dhe Realit në Ligën e Kampionëve.

26-vjeçari ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në të gjitha kompeticionet, derisa Spurs synojnë të futen në “Top 4” në Premierligë dhe ta fitojnë FA Cup.

“Mendoj se ai është lojtar që mund të adaptohet gjithkund. Jepjani topin, më pas topi do të flasë për të kudo që është ai. Kur i shohim lojtarët që luajnë në qendër të mesfushës në Real apo në Barcelonë asnjëri nga ta nuk është më i mirë se Christian”, deklaroi Ritzau për “Tupsbladet”.

Eriksen ka thënë se është i lumtur në Londër, megjithëse nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij gjatë verës. /Zëri/