Gjiganti anglez e do Bellerinin

Sport March 20, 2018 - 15:17

Manchester Unitedi është i interesuar për ta transferuar mbrojtësin e djathtë të Arsenalit Hector Bellerin edhe pse Juventusi mbetet fuqishëm i interesuar për futbollistin spanjoll.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Mirror”, përcjellë zeri.info.

“Gunners” janë të gatshëm ta kërkojnë një pagesë të majme për futbollistin, kontrata e të cilit nuk skadon para vitit 2023.

Derisa Juve supozohet të jetë kandidati kryesor për t’i siguruar shërbimet e lojtarit “Djajtë e Kuq” mund ta nisin ofanzivën nëse Jose Mourinho vendos ta marrë një mbrojtës të djathtë para Antonio Valencias, të cilin e ka mjaft në qejf trajneri i njohur portugez.

Bellerin është sot njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në Evropë. Atë qe një kohë e pëlqen edhe Barcelona. /Zëri/