San Antonio dominon Golden Staten

Sport March 20, 2018 - 14:24

LaMarcus Aldridge e ka marrë në dorë ekipin e San Antonios, të cilin e udhëhoqi me 33 pikë e 12 kërcime në fitoren e katërt radhazi, e cila arriti kundër Golden States, e cila po përballet me një emergjencë lëndimesh, shkruan zeri.info.

Warriors nuk po mund të llogarisin në lojtarët kryesorë, Curry, Thompson, Durant dhe tash edhe Green, i detyruar të largohej në periudhën e dytë për shkak të një lëndimi.

Indiana i mundi Lakersat dhe vazhdoi të ëndërrojë larg.

Miami e fitoi sfidën me dy vazhdime ndaj Denverit, falë 61 pikëve të dyshes James Johnson e Kelly Olynyk, kurse fitore shënuan edhe New Yorku, Brooklyni dhe Detroiti.

LeBron me dyshifrorin e trefishtë dhe 40 pikët e tij e drejtoi Clevelandin drejt fitores ndaj Milwaukeet, kurse Philadelphia festoi ndaj Charlottet.

Rezultatet: San Antonio – Golden State 89-75, Indiana – LA Lakers 110-100, Miami – Denver 149-141, New York – Chicago 110-92, Brooklyn – Memphis 118-115, Sacramento – Detroit 90-106, Cleveland – Milwaukee 124-117 e Philadelphia – Charlotte 108-94. /Zëri/