Trajneri Challandes: Sulmi i Kosovës po shënon pak gola, ja çka do të bëjmë!

Sport March 20, 2018 - 13:19

As në aspektin ofanziv Kosova s’është se qëndroi mirë në eliminatoret e fundit për Botërorin 2018, ku shënoi vetëm tre gola në 10 ndeshje.

Njëjtë si me mbrojtjen edhe në sulm po planifikon të punojë trajneri i ri i Kosovës, Bernard Challandes, shkruan sot gazeta Zëri.

“Sa i përket sulmit, ne kemi lojtarë të mirë. Por, i kemi shënuar vetëm tre gola, imagjinojeni. Prej tyre një penallti dhe një gol nga korneri. Kjo nuk është e mjaftueshme. Me punën që do ta bëjmë duhet ta gjejmë zgjidhjen. Kemi lojtarë të mirë përpara si Rashica, Muriqi, Celina, Zeneli, Bernard Berisha, Nuhiu etj. Por, efikasiteti nuk është i mirë dhe i mjaftueshëm. Pra, puna ime e dytë është kjo”, deklaroi trajneri zviceran për “Zërin”.