Trajneri Challandes: Kosova ka pranuar shumë gola, ja çka do të bëjmë me mbrojtjen!

Sport March 20, 2018 - 13:16

Mbrojtja ishte defekti kryesor i Kosovës në eliminatoret e Botërorit 2018.

Për këtë, trajneri i ri, Bernard Challandes thotë se duhet punuar në këtë aspekt nëse Përfaqësuesja dëshiron të ketë suksese, shkruan sot gazeta Zëri.

“Gjëja më e rëndësishme është të fillojmë të punojmë fort në aspektin defanziv. Kjo nuk do të thotë se do të luajmë defanzivë, por ne i kemi pranuar 24 gola në eliminatoret e Botërorit, kjo është shumë, është e pamundur të fitosh nëse i pranon së paku tre gola për një ndeshje. Nuk po them veç për mbrojtësit, por për mentalitetin e të gjithë ekipit, duhet të mësohemi të mbrohemi si ekip. Është e papranueshme të pranosh aq shumë gola”, thotë Challandes për Zërin.