Messi qysh tash në hall

Sport March 19, 2018 - 20:15
'Çka do të bëj kur do dal në pension'

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar se për të “do të jetë e vështirë” tranzicioni kur do vije koha për pensionim

“Nuk e di çfarë do të bëj apo ku do të jetojë”, ka thënë ai në një intervistë.

Në fund të qershorit, Messi mbush 30 vite, një fazë kjo e karrierës së tij të vonshme ku edhe ritmi i lojës ndryshon.

Argjentinasi ka pranuar se qysh tani është i shqetësuar me të qenit i “pensionuar nga futbolli”.

“Të gjithë me kanë thënë se është e vështirë dhe nuk dyshojë në këtë”.

Ylli i Barcelonës po ashtu ka shtuar se edhe pasiguria me Argjentinën i ka kontribuuar frikës së tij. /GazetaExpress/