Reali e kërkon pasardhësin afatgjatë të Modricit

Sport March 19, 2018 - 15:57

Real Madridi është duke e kërkuar pasardhësin e Luka Modricit. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Marca”, e afërt me klubin madrilen, përcjellë zeri.info.

Në fakt, “Los Blancos” duan ta gjejnë një zëvendësues afatgjatë të veteranit të mesfushës.

Modric për momentin është 32 vjeç dhe në shtator do t’i mbushë 33, prandaj ai po shkon drejt pensionimit dhe ky mund të jetë sezoni i fundit në “Santiago Bernabeu” ose mund ta shtyjë maksimumi edhe një tjetër, pasi mosha nuk e lejon të luajë edhe një kohë të gjatë në nivele të larta.

Pasi transferimi i mundshëm i Neymarit në kryeqytetin spanjoll duket i komplikuar, tash Reali e ka rikthyer fokusin e tij në gjetjen e lojtarit me profil të ngjashëm të yllit kroat, edhe pse do të jetë mjaft e vështirë të gjendet një lojtar si Modric me kualitete të hatashme. /Zëri/