Ja sa kushton Mario Balotelli!

Sport March 19, 2018 - 15:54

Mario Balotelli është emri që mund ta “dridhë” afatin kalimtar veror 2018, shkruan zeri.info.

Sulmuesit italian i skadon kontrata në fund të këtij sezoni me Nicen, por klubi i tij nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga futbollisti problematik pa nxjerrë ndonjë qindarkë.

Presidenti i klubit francez Jean-Pierre Rivere ka siguruar për këtë.

“Natyrisht, Nice ishte një trampolinë e mirë e ngritjes për Balotellin, i cili është rritur shumë. Është më i mundshëm një largim sesa një qëndrim i tij në klubin tonë, por nuk kemi biseduar ende me Marion apo me menaxherin e tij, Mino Raiola. E kemi një kontratë dhe një marrëveshje të shkruar. Natyrisht, kush e do Balotellin duhet të paguajë. Shpresoj që kur të thuhet diçka do të respektohet”, deklaroi ai.

Sipas medieve italiane, në marrëveshjen e nënshkruar vjet parashihej kontratë njëvjeçare me opsion për një tjetër.

Në Itali Balotellin e duan Roma dhe Napoli. /Zëri/