Gjiganti spanjoll e do Alaban

Sport March 19, 2018 - 15:49

Barcelona është afër që ta arrijë marrëveshjen me mbrojtësin e majtë të Bayern Munichut, David Alaba, shkruan zeri.info.

Për këtë është i sigurt mediumi sportiv spanjoll “Don Balon”.

Barça dhe Real Madridi e pëlqejnë tej mase mbrojtësin ofanziv austriak, i cili mund të kushtojë 70 milionë funte, respektivisht më shumë se 80 milionë euro.

Sipas raportimeve të fundit, “Blaugrana” janë në “pole-position” për ta transferuar 25-vjeçarin dhe bisedimet për këtë transferim thuhet se janë në fazën e avancuar.

Gjiganti katalonjas është në kërkim të pasardhësit të Jordi Albas, i cili viteve të fundit po përballet me lëndime dhe tashmë po shkon drejt pensionimit.

Alaba është njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në Evropë sot dhe konsiderohet si përforcim i madh eventual për Barcelonën, e cila është pranë titullit të kampionit në Spanjë. /Zëri/