Ismet Munishi befason me vendimin e tij, largohet nga Feronikeli!

Sport March 19, 2018 - 13:46

Ismet Munishi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit te Feronikeli.

Trajneri prishtinas e ka konfirmuar lajmin për gazetën Olle.

“Nuk kam mundur ta instalojë mentalitetin për titull kampion, andaj kam dhënë dorëheqje. Feronikeli ende ka gjasa për titull. Iu dëshiroj suksese lojtarëve dhe kryesisë së klubit”, deklaroi Munishi.

Lajmi do të konfirmohet shumë shpejtë edhe nga klubi.

Feronikeli barazoi dje me Vllazninë, 0:0.