ZYRTARE: Kosovës i mungojnë këta tre yje në miqësoret e marsit!

Sport March 19, 2018 - 12:43

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në Francë në datat e lira të FIFA-s.

Më 24 mars, Kosova do të ballafaqohet me Madagaskarin, kurse më 27 mars do të luajë kundër Burkina Fasos.

Në këto dy ndeshje do ta bëjë debutimin në krye të kombëtares së Kosovës, përzgjedhësi i ri, Bernard Challandes, i cili për këto dy ndeshje ka ftuar 23 futbollistë, e ku për herë të parë janë përfshirë disa futbollistë të rinj, ndërkohë Valon Berisha dhe Besar Halimi do të mungojnë për shkak të lëndimeve, kurse Donis Avdiaj duket se mungon për shkaqe teknike.