Futbollisti kosovar flet pas ftesës së parë në Kombëtaren shqiptare

Sport March 19, 2018 - 12:08

Lista e shpallur nga Christian Panuci për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, shikoi që në listë të ishte edhe një lojtar i kampionatit tonë si Enis Gavazaj.

Mesfushori me tipare sulmuese që aktivizohet te Skënderbeu në një prononcim për Newsport.al shprehet shumë i kënaqur për një ftesë të tillë nga ana e trajnerit italian dhe që kjo është një ëndërr e bërë realitet për të.

Gavazaj për Newsport.al tha: “Jam shumë i emocionuar për një ftesë të tillë nga kombëtarja e parë e Shqipërisë”.

“Mund të them se është një ëndërr e bërë realitet dhe për të cilën kam punuar gjithë këto vite. A e prisja një ftesë të tillë ? Mund të them se po, kjo edhe pasi e kam ëndërruar gjithmonë diçka të tillë”.

“Unë dhe Lilaj të luajmë te Shqipëria ashtu si te Skënderbeu ? E rëndësishme është që jemi të grumbulluar dhe jemi pjesë e kombëtares. Tani ne duhet të tregojmë vlerat tona edhe me fanellën kuqezi”.

Image