Gjiganti anglez, në garë për Neymarin

Sport March 19, 2018 - 12:05

Manchester United është i gatshëm ta sfidojë Real Madridin për transferimin e yllit të Paris Saint-Germainit, Neymar.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja sportive spanjolle “Don Balon”, përcjellë zeri.info.

Sulmuesi brazilian i ishte bashkuar gjigantit francez verën e vitit të kaluar për një shifër rekorde prej 222 milionë eurosh nga Barcelona, por raportimet nga Franca thonë se braziliani mund të lëvizë shpejt nga ky vend pasi nuk e ka gjetur rehatinë e duhur.

Dhe, “Los Blancos” po e presin lojtarin që prej periudhës kur ishte duke luajtur në Santos, para se të përfundonte tek “Blaugrana”.

Sidoqoftë, “Djajtë e Kuq” nuk e kanë ndërmend të rrinë duarkryq dhe po planifikojnë ta bëjnë një ofertë, me objektivin që ta bëjnë Neymarin liderin e tyre të ri të ekipit. /Zëri/