Portlandi s’ka të ndalur

Sport March 19, 2018 - 11:48

Portlandi është konfirmuar si skuadra më e “nxehtë” në NBA, shkruan zeri.info.

Trail Blazers e kanë regjistruar fitoren e radhës, atë të 13-të rresht, pasi i mposhtën Clippers në udhëtim me rezultat 122:109.

Damian Lillard me 23 pikë të shënuara ishte lojtari kryesor i Portlandit, i cili e largoi paksa nga “Play-Offi” skuadrën nga Los Angelesi.

Blazers po shkojnë sigurt duke e mbrojtur vendin e tretë në Konferencën Perëndimore.

Ndërkohë, New Orleans, i udhëhequr nga Anthony Davis, që shënoi 34 pikë dhe pati 11 kërcime, fitoi ndaj Bostonit.

Me këtë rast, Pelicans i harruan katër humbjet në pesë ndeshjet e fundit për t’iu kthyer fitores.

Celtics, nga ana e tyre, po përballen me problemet me lëndime. James Harden me 34 pikë ia siguroi fitoren Houstonit në përballje me Minnesotan.

Russel Westbrook e regjistroi dyshifrorin e trefishtë numër 5 radhazi për Oklahoma Cityn ndaj Torontos.

Rezultatet: LA Clippers – Portland 109-122, New Orleans – Boston 108-89, Minnesota – Houston 120-129 e Toronto – Oklahoma City 125-132. /Zëri/