Napoli shfrytëzon gabimin e Juventusit

Sport March 18, 2018 - 22:49

Napoli ka shfrytëzuar gabimin e Juventusit, duke shënuar fitore ndaj Genoas në ‘San Paulo’.

Skuadra e trajnerit Sarrit, edhe pse me shumë vështirësi, ka arritur t’i marrë tre pikë shumë të rëndësishme ndaj Genoas, skuadër të cilën e mposhti 1:0 në kuadër të xhiros së 29-të.

Për të parë golin e vetëm në këtë sfidë, është dashur të pritet deri në minutën e 72’ të pjesës së dytë.

Ishte mbrojtësi Raul Albiol që ka shënuar për fitoren e Napolit.

Me këtë fitore Napoli renditet në vendin e dytë në Serie A me 73 pikë, dy më pak se liderët e Juventusit./Lajmi.net/