Reali me spektakël e mposhti Gironën, Ronaldo realizoi 4 gola

Sport March 18, 2018 - 22:38

Në “Santiago Bernabeu” janë shënuar 8 gola ku Real Madridi e ka mposhtur 6-3 Gironën.

Real Madridi ka vazhduar me formën e mirë. Në xhiron e 29 në La Liga, të besuarit e Zinedine Zidane morën pikët e plota në shtëpi përball Gironës, duke triumfuar 6-3.

Në këtë mbrëmje shkëlqeu Cristiano Ronaldo, duke realizuar 4 gola, ndërsa të tjerët i shënuan Lucas Vasquez dhe Gareth Bale, ky u inkuadrua në lojë në minutën e 70’të.

Kurse golat për mysafirët i realizuan Cristian Stuani 29’ dhe 67’ si dhe Juanpe 88’.

Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 60 pikëve, tani vetëm katër më pak se Atletico Madridi, teksa vazhdon të jetë 15 larg Barcelonës. /Gazeta Express/