Barcelona vazhdon me fitore

Sport March 18, 2018 - 18:01

Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, transmeton zeri.info

Klubi katalonjas ka triumfuar 2:0 në shtëpi kundër Athletic Bilbaos.

Francisco Alcacer (8’) dhe Lionel Messi (30’) ishin golashënuesit e Barcelonës në këtë takim.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon sigurt marshimin drejt ligës spanjolle.

Katalonjasit kanë 75 pikë në vendin e parë, 11 më shumë sesa Atletico Madridi, që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon në orën 18:30 ndaj Villarealit./Zëri