Kështu u mbyllën takimet e sotme të Superligës

Sport March 18, 2018 - 15:53
Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Janë mbyllur katër ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, raporton zeri.info

Drita ka marrë kreun e tabelës pas fitores 0:1 në udhëtim te Vëllaznimi. Golin e vetëm për gjilanasit në këtë takim e realizoi Endrit Krasniqi në minutën e 70-të.

Feronikeli ka dështuar për t’iu afruar kreut tabelës pas barazimit pa gola 0:0 ndaj Vllaznisë.

Liria ka triumfuar 1:2 në udhëtim te Flamurtari. Elvis Kaja (14’) dhe Artur Magani (60’) shënuan për mysafirët, ndërsa golin e vetëm për Flamurtarin e realizoi Valton Zeqaj në minutën e 35-të.

Besa ka shënuar një fitore të madhe 1:0 në shtëpi kundër Gjilanit. Golin e vlefshëm për tre pikë në këtë takim e shënoi Robert Gjeraj në minutën e 35-të./Zëri