Reali pas Alissonit

Sport March 18, 2018 - 14:21

Real Madridi është vënë në kërkim të portierit të Romës, Alisson, transmeton zeri.info

Gjigandi madrilen prej kohësh është duke kërkuar një portier të ri dhe siç duket reprezentuesi brazilian ka rënë në radarin e spanjollëve.

Alisson është duke treguar një formë të shkëlqyeshme këtë edicion me Romën dhe është kthyer në njërin prej portierëve më të mirë në Evropë.

Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi është në gjendje të ofrojë një shumë deri në 80 milionë euro për brazilianin në fund të këtij edicioni./Zëri