Interi në bisedime për Strootmanin?

Sport March 18, 2018 - 13:50

Interi ka filluar bisedimet me Romën për një transferim të mundshëm të mesfushorit Kevin Strootman, raportojnë mediat italiane. 

Reprezentuesi holandez, i cili është pjesë e romakëve që prej vitit 2013 kur u transferua nga PSV Eindhoven, është njëri prej objektivave kryesorë të Interit për afatin kalimtar të verës, transmeton zeri.info

“Tuttomercatoweb” raporton se bisedimet mes dy klubeve tashmë kanë filluar, edhe pse Interi vështirë se do të paguajë klauzolën e lirimit prej 45 milionë eurosh për 28-vjeçarin. 

Gjithashtu raportohet se Interi është mjaft i vendosur për të siguruar shërbimet e Strootmanin dhe do të tentojë fuqishëm për të nënshkruar me holandezin pas përfundimit të këtij edicioni.

Interesim për Strootmanin ka shprehur edhe Juventusi./Zëri