Nishevci mbetet pa medalje në ''Rotterdam 2018''

Sport March 18, 2018 - 13:43

Herolind Nishevci nuk ka arritur të fitojë medalje në Premierligën e karatesë “Rotterdam 2018”, i vlefshëm për pikë olimpike. Karateisti më i mirë kosovar të dielën është mposhtur nga 3:2 nga francezi, Mehdi Filali, në luftë për medaljen e bronztë, edhe pse kosovari ishte në epërsi prej 2:0, raporton "Zëri".

Kështu, ai e ka zënë vendin e pestë në kategorinë +84 kg. Nishevci është një shpresë e madhe olimpike e Kosovës për Olimpiadën “Tokio 2020”. 

Në “Rotterdam 2018” kanë marrë pjesë edhe Diellza Dragusha, Adelina Rama, Alvin Karaqi, Orges Arifi, të cilët kanë humbur në luftërat e para. Kurse Fortesa Orana i ka fituar dy luftëra, por është eliminuar në duelin e tretë. Karateja kosovare është në kërkim të kualifikimit në Olimpiadën e ardhshme ku ka mundësi reale të shkojë Herolind Nishevci, i cili në dy vitet e fundit është shpallur sportist i vitit në Kosovë, bashkë me Majlinda Kelmendin. /Zëri/