Mourinho kritikon Shawin

Sport March 18, 2018 - 12:33

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka kritikuar mbrojtësin e tij, Luke Shaw pas fitores 2:0 ndaj Brightonit në çerekfinalen e FA Cup, transmeton zeri.info

Mourinho thotë se Shaw nuk e ka personalitetin e duhur për të luajtur te Manchester Unitedi. Strategu portugez u shfaq i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij të shtunën, pavarësisht fitores 2:0.

“Nuk mund të them shumë për Luken. Ka të bëj me personalitetin. Ka të bëj me besimin, ka të bëj me klasin”, deklaroi Mourinho.

"Arsyeja se pse e largova atë ishte sepse ne punonim në fushë me disa lëvizje, që mbrojtësit e krahut të ishin më agresivë dhe gjithmonë të luanin përpara për të krijuar hapësirë për Maticin dhe Scottin, që të luajnë para mbrojtjes. Dhe nuk e kisha këtë gjë me Luken apo Antonio Valencian”, shtoi portugezi./Zëri