Edhe Juve është njerëzore

Sport March 18, 2018 - 12:21

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thotë se është njerëzore që të gaboni, pas barazimit pa gola 0:0 në udhëtim te Spali të shtunën, transmeton zeri.info

Kuqezinjtë që kishin 12 fitore radhazi në ligë, nuk arritën dot të shënonin as edhe nj gol të vetëm ndaj Spalit.

“Nuk jam i zemëruar apo i zhgënjyer. Spali luftoi shumë, ne i lavdërojmë ata dhe ne vinim pas një serie fitoresh”, deklaroi Allegri.  

“Ne duhet të mësojmë nga kjo për ndeshjet e ardhshme ndaj Crotones dhe Beneventos sepse ata janë duke luftuar për të mbetur në Serie A dhe ne duhet të përballemi ndaj tyre me një qëndrim tjetër”, shtoi strategu italian.

“Është mjaft njerëzore që kur jeni në krye të Serisë A, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finale të Kupës së Italisë që të humbni paksa energji kohë pas kohe”, u shpreh ai./Zëri