Spal e ndal Juventusin

Sport March 17, 2018 - 22:36
Lexo detajet

Pas plot 12 fitoreve më radhë në Serie A, Juventus më në fund është ndalur duke barazuar pa gola me Spalin të shtunën në mbrëmje.

Spal e priti Juventusin në “Paolo Mazza” dhe ia ndali ecurinë prej 12 fitoreve në kampionat duke e ruajtur portën e paprekur përkundër sulmeve të shpeshta të “Zonjës së vjetër”, raporton Express.

Përkundër se lëshoi dy pikë nga ky takim, Juventus mbetet lider në Serie A me 75 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë, Napoli, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Ndërkohë, Spal ngjitet në vendin e 17-të me 25 pikë.