Gattuso: Calhanoglu lojtar i rëndësishëm, nuk ka rëndësi rinovimi i kontratës

Sport March 17, 2018 - 19:20

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka lavdëruar Hakan Calhanoglun, duke thënë se turku është një lojtar i rëndësishëm.

Tekniku italian ka folur edhe për rinovimin e kontratës, duke thënë se ajo nuk ka aspak rëndësi aktualisht.

Atij i intereson vetëm se si skuadra të përmirësohet dhe të vazhdojë me rezultate të mira.

“Ai gjuan shpesh, por shumë herë gjuan jashtë, gjithsesi duhet të kërkojë portën. Calhanoglu duhet të shfrytëzojmë në goditet e dënimit, kornerë dhe pozita të ndryshme. Kemi nevojë për ato cilësi në fushë, është një lojtar i rëndësishëm”.

“Për kontratën time nuk ka probleme, nuk po e kuptoj këtë rëndësi rreth kontratës. Unë duhet të punoj dhe sot ajo nuk është prioritet”.

Image

 

 

“Sot prioritet është të bëjmë mirë, mendojmë vetëm se si të përmirësohemi”, ka thënë Gattuso.

Ndeshja e ardhshme e klubi nga Milano është ndaj Chievos. /