Man City përgatit goditjen e dyfishtë, Kane-Isco

Sport March 17, 2018 - 19:04

Manchester City nuk dëshiron të ndalet dhe pritet të shpenzoj edhe gjatë verës së 2018 për transferimin e emrave të rinj në skuadër.

Qytetarët janë afër të shpallen kampion të Ligës Premier për këtë sezon dhe janë ndër tetë skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, trajneri Pep Guardiola dhe drejtuesit e klubit anglez nuk janë të ngopur dhe duan edhe më shumë të përforcojnë skuadrën e tyre për sezonin e ri.

Janë dy emra të njohur të futbollit botëror që kanë përfunduar në radarin e skuadrës angleze.

Sipas mediumi Diario Gol, ylli i Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe mesfushori i Real Madridit, Isco Alarcon janë të pëlqyerit e Cityt.

Mesfushori spanjoll i Realit nuk është një zgjidhje e parë e trajnerit Zinedine Zidane dhe Guardiola është gati ta marr te skuadra e tij.

Ky medium raporton se edhe Kane po përcjellët me vëmendje nga Guardiola dhe spanjolli dëshiron ta rrëmbej sa më shpejt sulmuesin për të shmangur interesimin e Real Madridit.

Kane do të vinte si zëvendësues i Sergio Agueros, i cili pritet të largohet në verë pasi ka shumë oferta, ndërsa Isco do ta zëvendësonte Yaya Touren që po luan sezonin e tij të fundit te City. /Telegrafi/