Llugë ne derbi, policia gati e arrestoi edhe trajnerin nga Shqipëria

Sport March 17, 2018 - 16:52
Lexo detajet

Llapi dhe Trepça ’89 kanë dhuruar spektakël në fushë, teksa rezultati ishte i barabartë, 3:3.

Mirëpo, pas ndeshjes tensionet ishin të mëdha me bankën e mysafirëve që pati konflikt verbal me Policinë e Kosovës.

Këta të fundit kanë kapur njërin prej zyrtarëve të klubit, teksa kishin urdhër edhe për ta kapur edhe trajnerin, Gugash Magani, pasi ai i kundërshtonte, shkruan Gazetasheshi.com.

Mirëpo, ndërhyrja e gjyqtarëve me kryesorin Genc Nuza bën që Policia të lë të lirë Maganin dhe të tjerët, pasi ata ishin zyrtarë të ndeshjes.