ZYRTARE: Caktohet data e derbit Milan – Inter

Sport March 17, 2018 - 16:49

Derbi i shtyrë mes Milanit dhe Interit do të luhet më 4 prill.

Serie A, dy javë më parë kishte shtyrë të gjitha ndeshjet e xhiros së 25 shkaku i vdekjes së papritur të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Ishte planifikuar që këto ndeshje të luhen më 3 apo katër prill, por gjithçka varej nga ecuria e Milanit në Ligën e Evropës.

Pas eliminimit të kuqezinjve, Serie A ka vendosur që java e shtyrë të luhet më 3 dhe 4 prill, ditë e martë dhe e mërkurë.

Ndërsa ndeshja Milan – Inter, që do të jetë kryesorja e kësaj xhiro, do të luhet ditën e mërkurë, 4 prill nga ora 18:30./Lajmi.net/