Trajneri nga Shqiperia kritikon Policine ne Podujeve

Sport March 17, 2018 - 16:45

Trajneri i Trepçës ’89, Gugash Magani është shprehur i kënaqur me lojën që tregoi skuadra e tij në barazimin (3:3) me Llapin, por i zhgënjyer me sjelljen e policisë. “Për nga mënyra se si shkuan gjërat mund edhe të fitonim ndeshjen. Ishim tri herë në epërsi, por realisht edhe rivali bëri lojë mjaft të mirë, duke marrë parasysh se vazhdimisht ishte në disavantazh. Mirëpo, futbolli është i paparashikueshëm. Mund të them se jam i kënaqur me atë që treguan djemtë në në këtë ndeshje, ndërsa po të menaxhonim më mirë, mund të kishim marrë tri pikët”, ka thënë Magani për Super Sporti Kosova.

Ai është shprehur i zhgënjyer për diçka tjetër. “Jam i zhgënjyer me sjelljen e policisë, sepse ata nuk duhet të merren me personat zyrtarë, aq më tepër që nuk pati asgjë serioze. Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin”, ka shtuar Magani.