Zidane: Nuk e donim Juventusin

Sport March 17, 2018 - 15:10

Zidane beson se Reali do ta ketë shumë të vështirë kundër Juves në Champions.

Finalja e edicionit të kaluar, Juventus – Real Madrid, do të përsëritet në çerekfinale këtë edicion, kështu ka dashur shorti i hedhur gjatë ditës së premte.

Pavarësisht se Real Madridi e ka mposhtur Juventusin vitin e kaluar në finale 4-1, Zinedine Zidane thotë se “Los Blancos” dëshironin të evitonin “Zonjën e Vjetër” në çerekfinale.

“E shoh Juventusin të fortë, ashtu si vitin e kaluar. Do të dëshiroja që t’i kishim evituar, por ky është shorti dhe duhet të pranojmë. Gjithçka është 50/50”, deklaroi Zizu.

"Zonja e Vjetër" e zhvillon ndeshjen e parë në shtëpi me 3 prill, ndërsa sfida kthyese zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me 11 prill.

Juve në ndeshjen e parë do të jetë pa Pjanicin dhe Benatian, për shkak të suspendimeve, ndërsa do të jenë gati për atë kthyese në Madrid. /Gazeta Express/