Mourinho ofron De Gean për Kroosin?

Sport March 17, 2018 - 14:16

Jose Mourinho e do Toni Kroosin te Manchester Unitedi.

55 vjeçari, Jose Mourinho, nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Toni Kroos, raporton “The Independent”, transmeton Gazeta Express.

Gjermani ka qenë objektiv i Mourinhos për një kohë të gjatë për të cilin raportohet se është në gjendje të heqë dorë edhe nga portieri, David de Gea, që kërkohet me ngulm nga Real Madridi.

Mou ditë më parë tha; “Reali ta harrojë De Gean”, por sot “The Independent” raporton se ai është i gatshëm ta shkëmbejë atë me Tonin.

Kroos është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014. Ai ka bërë 178 paraqitje për “Los Blancos” deri më sot, duke realizuar edhe 11 gola.

28 vjeçari ka fituar tituj të shumtë te “Los Blancos”, duke përfshirë këtu edhe dy trofe të Ligës së Kampionëve, andaj edhe mund të joshet për një aventurë të re pasi asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin që ka për Premierligën.