Vështirë për Prishtinën e për Dritën

Sport March 17, 2018 - 13:39

Në këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës në futboll, e cila do të vazhdojë të sjellë ndeshje të mëdha në garën e jashtëzakonshme për titull të kampionit, por edhe për mbijetesë e në të cilat luftëra janë të përfshira të gjitha skuadrat.

Llapi dhe Trepça ’89 do të takohen në Podujevë. Llapjanët kanë ngelur me gjashtë pikë prapa Prishtinës dhe me një fitore eventuale do të mundë të shpresonte akoma në titull, në të cilën garë ’89-shi ka ngelur me tetë pikë prapa dhe veç me fitore do të mundë të shpresonte akoma, natyrisht duke shpresuar në gabime eventuale të Prishtinës. Kjo e fundit i prin Superligës me vetëm dy pikë më shumë sesa Drita. Dhe, sytë e gjithë Kosovës në këtë fundjavë do të jenë pikërisht nga këto dy skuadra, të cilat i presin udhëtime mjaft të vështira. Prishtinën do ta presë në Skenderaj Drenica, e cila në ndeshjet e mëparshme ia kishte humbur katër pikë ekipit bardhekaltër. Ndërsa kësaj radhe Kuqezinjtë kanë nevojë të jashtëzakonshme për pikë për shkak se u është kanosur rrezik i madh për të mbetur në barazh. Ndërsa për prishtinasit trepikëshi është i domosdoshëm për ta ruajtur kryesimin sepse atë po ia kërcënojnë Drita dhe Liria, ndërsa edhe Feronikeli i është kthyer garës për titull, sikurse Gjilani e që mund të kthehet edhe Llapi. Sikurse Prishtinën, udhëtim tejet i vështirë e pret edhe Dritën, e cila do të shkojë në Gjakovë për t’u ballafaquar me Vëllaznimin. Ky i fundit para pak ditësh arriti t’ia nxjerrë një barazim Dritës midis Gjilanit, kurse të dielën pritet të ketë përkrahje të madhe të tifozëve në kërkim të fitores, pasi gjakovarët po mundohen të ikin nga zona e barazhit. Prandaj u duhen shumë pikët, sikurse që i duhen Dritës, e cila po e kërkon vendin e parë. Feronikeli shpreson në gabime të Prishtinës dhe të Dritës sepse beson se do ta mposhtë ekipin e fundit Vllazninë, gjë që do ta bënte “Niklin” një kandidat të vërtetë për titull. Por, ekipi nga Pozherani nuk guxon të gabojë nëse dëshiron të shpresojë akoma në mbijetesë, sepse matematikisht ende ka gjasa.

Ndeshje shumë e fortë pritet të zhvillohet po të dielën ndërmjet Flamurtarit dhe Lirisë. Prishtinasit po bëjnë përpjekje të madhe për ta fituar çdo pikë në çdo ndeshje, sepse janë në zonën e barazhit me veç një pikë më shumë sesa Besa, e cila është në pozitën e pafundit e që dërgon direkt në Ligën e Parë. Kurse prizrenasit janë në vendin e tretë dhe konsiderohen si kandidatë të fortë për titull. Pikë të rëndësishme kanë në dispozicion edhe Besa e Gjilani, që të dielën takohen në Pejë. Vendasit luftojnë për mbijetesë, kurse gjilanasit për ta provuar titullin.

 

Superliga – Xhiroja e 24-t

E shtunë

Llapi – Trepça ’89

Drenica – Prishtina

E diel

Vllaznia – Feronikeli

Besa – Gjilani

Flamurtari – Liria

Vëllaznimi – Drita

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00