E konfirmojnë mediat italiane, një futbollist kosovar zëvendëson Astorin te Fiorentina

Sport March 16, 2018 - 16:40

Pas vdekjes së papritur të kapitenit të tyre, Davide Astori, drejtuesit e Fiorentinës janë duke menduar futbollistin e ri, i cili do të zëvendësonte italianin në mbrojtjen e skuadrës nga Firenca.

Mediat italiane raportojnë, se mes kandidaturave që po shqyrtohen nga drejtuesit e klubit, është edhe emri i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli. 25-vjeçari luan aktualisht me skuadrën e Empolit në Serinë B dhe këtë sezon është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te skuadra që kryeson ligën e dytë italiane.

Veseli po shkëlqen si qendërmbrojtës, edhe pse ka filluar karrierën duke luajtur në krahët e prapavijës. Në një rol të tillë ai aktivizohet edhe me përfaqësuesen shqiptare, ndaj ai shikohët si zëvendësuesi ideal i ish-kapitenit Davide Astori.

Image