Joachim Low e lë në shtëpi Shkodran Mustafin

Sport March 16, 2018 - 14:11

Mustafi nuk është ftuar për miqësoret që Gjermania i zhvillon me Spanjën dhe Brazilin.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, nuk e ka ftuar mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, për miqësoret e marsit kundër Spanjës (23 mars) dhe Brazilit (27 mars), shkruan Gazeta Express.

Pavarësisht se Mustafi është titullar te “Topçinjtë”, nuk e ka bindur Lowin për t’u ftuar në Kombëtare.

Para shqiptarit janë ftuar: Matthias Ginter i Borussia Mönchengladbach dhe 26 vjeçari i Hertha Berlindit, Marvin Plattenhardt.

Image